“E po e gjeti gjë çoje në Tiranë”,gjinekologia vendos në rrezik jetën e pacientes, shet ilaçe aborti

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” është ndalur në Qendrën shëndetsore Kamëz, në Konsultoren e Gruas. Gjinekologia me emrin Aida, shet ilace aborti, e vetëdijshme, që mund të venë në rrezik jetën e gruas.Një zonjë takohet me gjinekologen, duke i thënë, se e motra ka mbetur shtatzënë, por kërkon ta heqë fëmijën. Zonja thotë, se e motra, nuk shkon dot për të bërë eko, pasi është e martuar dhe cdo kontroll është problem për të. Gjinekologia e pyet, se sa javëshe është motra shtatzënë dhe i shet për 40 mijë lekë, kokrra për të abortuar. Mjekja e këshillon, se nëse ka shumë hemoragji të shkojë në maternitet, e mos ta lerë veten ta cojnë me barrelë nga shtëpia, se kjo ka rrezik për jetën.Këshilla e fundit e gjinekologes është, që gruaja të mos flasë, se ku i gjeti kokrrat në asnjë lloj rrethane, pasi sic shprehet ajo, “ka gra të pabesa, që të cojnë në burg”.

Të Fundit