Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme në Klos, ku një grua ka mbetur e lënduar dhe ka përfunduar në spitalin e Traumës.
Bëhet me dije se një grua rreth 50 vjeç është kafshuar nga një gomar dhe ka marrë plagë në fytyrë, qafë dhe krah.
Ajo është dërguar menjëherë me autoambulancë në spitalin e Burrelit, dhe më pas për një trajtim më të specializuar është dërguar drejt Tiranës.