Misioni ynë është të gjendemi pranë qytetarëve kudo që ndodhen, në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë. Këtë herë kemi një denoncim nga një qytetare në New York. Blerta Viki tregon, se e ka nënën invalide dhe jeton me tuba. Për efekt pensioni i duhet të pajiset me certifikatë, që të mos t’i digjet pensioni, që merr në Shqipëri. Është drejtuar tek Konsullata Shqiptare në New York dhe tregon, se Konsullja e parë i ka thënë, se nuk ka ekip, për të vajtur në shtëpi. Konsullja aktuale i ka thënë, se procedura bëhet, por duhet të mblidhen disa raste. Blerta ka dorëzuar dokumentet, por nuk ka marrë përgjigje prej disa muajsh. Ne u lidhëm me Konsullatën Shqiptare në New York dhe kompaninë Ealeat dhe pas shumë burokracive na premtuan, se në datën 21 shkurt ekipi do të jetë në shtëpinë e zonjës për të bërë aplikimin për pasaportë biometrike.
- +355 67 220 8888
- [email protected]