E mbytën dhe e hodhën në rezervar 26-vjeçarin, shkak i krimit lidhja me një vajzë

Detaje të tjera janë bërë të ditura lidhur me vrasjen e 26-vjeçarit, Martin Çeços, trupi i të cilit u gjet në ujërat e rezervarit në fshatin Kolanec 2 ditë më parë.

Sipas Klan News, dyshohet se viktima të jetë vrarë për një vajzë me të cilën viktima kishte lidhje. Ndërsa dyshohet se vajza kishte lidhje paralele edhe me një nga autorët e vrasjes.

Policia informoi sot se për vrasjen e 26-vjeçarit janë vënë në pranga 3 autorët e dyshuar, konkretisht: Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj.

Sipas Policisë tre shtetasit e arrestuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datën 12 qershor kanë marrë viktimën në fshatin Kolanec, dhe pasi e kanë vrarë (mbytur), për motive të dobëta, kanë hedhur trupin e tij në rezervuar, për të mbuluar ngjarjen dhe për të inskenuar një vetëvrasje të 26-vjeçarit.

Dyshimet e Policisë u ngritën pas nxjerrjes nga rezervuari të trupit të pajetë të 26-vjeçarit, pasi gjatë këqyrjes, në trupin e 26-vjeçarit, janë konstatuar shenja në pjesën e fytit.

Të Fundit