E kërcënonte me fjalë/ Burri padit gruan dhe merr urdhër-mbrojtje.

Një burrë në Tiranë ka marrë urdhër mbrojtje nga gruaja me të cilën ndodhet në një proces divorci.

Përmes një njoftimi policia bën me dije se 37-vjeçarja ka kanosur me fjalë bashkëshortin, me të cilin ndodhet në proces divorci. Bashkëshortit iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes

“Më datë 06.06.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen D. Ç., 37 vjeçe, pasi në rrugën “Siri Kodra”, ka kanosur me fjalë bashkëshortin, me të cilin ndodhet në proces divorci. Bashkëshortit iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes”, bëri me dije policia

Të Fundit