E kërcënonte dhe e përndiqte, 37-vjeçari shpallet në kërkim pasi goditi qytetaren

Një 37-vjeçar me inicialet I.SH. është shpallur në kërkim nga policia pasi ka kërcënuar dhe ka goditur një grua me inicialet E.K nga qyteti i Vlorës.

Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë dyshohet se autori, i cili është gjithashtu banues në Vlorë, e përndiqte prej ditësh 39-vjeçaren.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin I. Sh., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Isa Boletini”, dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur dhe ka goditur me një send të fortë në kokë, shtetasen E. K.(D), 39 vjeçe, banuese në Vlorë.

Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas e ka përndjekur 39-vjeçaren, për disa ditë. Shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet për kapjen e shtetasit I. Sh.”,-thuhet në njoftimin e policisë së Vlorës.

Të Fundit