Një përplasje makinash në aksin Prekal-Postribaj është kthyer në “mollë sherri” mes Çel Shabajt dhe Kristian Kakias, çka solli më pas edhe ëprdorimin e armëve të zjarrit dhe plagosjen e 43-vjeçarit.
Kristian kakia ka qëlluar me armë zjarri duke e plagosur në këmbë Çel Shabajn, pa një debati mes tyre pas përplasjes së makinave.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat Shqiponja të cilat kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të ngjarjes, duke arrestuar autorin si dhe kanë shoqëruar në komisariat edhe tre persona të tjerë.
Ndërkohë i plagosuri ëhstë dërguar menjëherë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut ëpr jetën.
Njoftimi:
Policia parandalon përshkallëzimin e një konflikti me armë zjarri, falë ndërhyrjes në kohë të forcave “Shqiponja”
Si rezultat i veprimeve të shpejta, Policia identifikoi, kapi dhe shoqëroi në Komisariat për veprime të mëtejshme autorin e dyshuar dhe dy shtetas të tjerë.
Policia gjeti e sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se u plagos 43-vjeçari.
Rreth orës 20:40, në Postribë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi K. K., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Ç. Sh., 43 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e 3 shtetasve për veprime të mëtejshme, mes tyre dhe autori i dyshuar.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.