“E gjora Itali, fashizmi s’paska vdekur kurrë”/ Gjermania në “sulm” kundër fitores së Melonit!

Gazetat dhe të përjavshmet kryesore gjermane japin alarmin për rikthimin e fashizmit pas fitores së qendrës së djathtë dhe kandidates favorite për kryeministre Giorgia Melonit, në Itali.

Pas deklaratave të presidentit të SPD-së Lars Klingbeil, përkundrejt liderit të së majtës Enrico Letta në Berlin, nuk kanë munguar titujt fyes si ai i përjavshmes gjermane “Stern”, që e përkufizon lideren e FdI-së, si “helm biond”.

Mëngjesin e sotëm reagimi i shtypit gjerman ndaj fitores së qendrës së djathtë të udhëhequr nga partia e Giorgia Melonit ishte edhe më i ashpër sesa pritej, me tituj si ai i “Der Spiegel”, që shkruan “Mjerë Italia, Evropa e varfër!”, dhe shtron pyetjen nëse BE është një hap larg ndarjes apo një “katastrofe të paralajmëruar”.

“A mund të jetë ky apokalipsi?” pyet e përjavshmja gjermane. “Ndoshta jo,” vazhdon editoriali. Arsyeja, ndër të tjera, shkruan gazeta, është se “nuk dihet se sa do të zgjasë ky turp”.

 

Faqja kryesore e “Der Spiegel” vijon me plot artikuj të tjerë mbi votën italiane. Studiuesi Jörg Krämer, i intervistuar nga Tim Bartz, pretendon se “koalicioni i ri i krahut të djathtë do të shpërndajë para që Italia nuk i ka”.

 

E përjavshmja e qendrës së majtë “Die Zeit” flet troç për një rikthim në fashizëm. Ata shkojnë edhe më tej duke shtuar se “kjo ideologji nuk është larguar kurrë nga vendi”. Është shndërruar vetëm në një “fashizëm të italianëve të mirë”, kështu titullohet editoriali i firmosur nga Ulrich Ladurner.

“Fashizmi në Itali nuk ka ikur kurrë”, shkruan gazetari duke folur për mauzoleumin e Benito Musolinit në Predappio dhe muralet në qytetet italiane. “Fashizmi është thurur në peizazhin arkitektonik italian si një rrjet i pafund dhune”, vazhdon Ladurner.

Pastaj është sulmi i pashmangshëm ndaj Silvio Berlusconit . Një klishe dukshëm e përjetshme për të majtën në Berlin. Gazetari e akuzon atë se ka “zhdoganuar” “finin postfashist” dhe se “i ka bërë pasardhësit e Musolinit të pranueshëm shoqërisht”. “Ata dolën nga qoshet e tyre të errëta dhe u bënë ministra”, vijon shkrimi duke iu referuar Giorgia Melonit.

Gazeta e Mynihut, “Süddeutsche Zeitung” e përshkruan fitoren e Melonit si “triumfi i post-fashistëve”.

“E majta duhet të qortojë veten se ka vrapuar e përçarë”, nënvizon analiza. Dhe më pas vëren: “Asnjëherë në historinë e BE-së një vend themelues nuk ka pasur një qeveri të formuar nga e djathta ekstreme”, duke nënvizuar “rrënjët fashiste” të partisë “Vëllezërit e Italisë”.

Linja e konservatores “Die Welt” nuk është se është më pozitive. Fitorja e qendrës së djathtë është “një sukses i antipolitikës”, shkruajnë ata.

Suddeutsche Zeitung flet për “triumfin e post-fashistëve”, ndërsa gazeta e Frankfurtit, Frankfurter Allgemeine Zeitung , është më e kujdesshme. Duke folur për “kthesë djathtas” të Italisë ajo parashikon se nuk do të ketë “rrëshqitje politike”.

Ndërkohë edhe në faqet e para të të gjitha gazetave kryesore spanjolle pothuajse është goditur fitorja e Melonit. Ata me orientim progresiv, si El País ose El Periódico, flasin për fitoren “ultra-djathtas” ose “ekstremiste e djathtë”, ndërsa ata më konservatorë si El Mundo ose Abc i cilësojnë “Vëllezërit e Italisë” si të djathtë.

Dhe disa nga analizat e publikuara e përcaktojnë rezultatin si një “tronditje” apo një “tërmet” për vendin dhe për Bashkimin Europian.

Këtë mëngjes edhe kreu i diplomacisë José Manuel Albarès , ministri i Jashtëm spanjoll, komentoi në një konferencë shtypi fitoren e Giorgia Melonit: “ Është një moment pasigurie dhe në momentet e pasigurisë populizmat marrin gjithmonë rëndësi dhe përfundojnë gjithmonë në të njëjtën gjë. Përgjigja e tyre është gjithmonë e njëjtë: të mbyllemi në vetvete dhe të kthehemi në të kaluarën “.

Edhe një herë e majta nga jashtë po përpiqet të ç’legjitimojë votën demokratike të italianëve, duke ngjallur frikë dhe dyshime në komunitetin ndërkombëtar.

Megjithatë, qëndrimi i Giorgia Melonit në atë drejtim është i përcaktuar mirë dhe pa asnjë mundësi dyshimi, siç është përsëritur vazhdimisht nga udhëheqja e Fdi.

Ndërkohë, tonet e zëvendëskryeministres spanjolle, si dhe ministres së ekonomisë, Nadia Calvino janë krejt të ndryshme.

“Të shohim se cili do të jetë rezultati në fund të ditës për sa i përket qeverisë, por shpresoj se mund të ruajmë marrëdhëniet tona të shkëlqyera me Italinë dhe se në fund të fundit do të jetë një qeveri pro-evropiane ”, deklaroi ajo.

Më pas, Calvino shtoi: “Është një vend partner, është një vend shumë i afërt me Spanjën për shumë arsye. Dhe kështu shpresoj që të mund të kemi marrëdhënie të shkëlqyera me çdo qeverinë që del nga këto rezultate”.

Ndërsa, atyre që ju kërkuan duke komentuar rezultatin e votimit në Itali, zëdhënësja e qeverisë spanjolle dhe ministrja për politikat territoriale, Isabel Rodríguez , tha shkurt: “Demokracia duhet respektuar”.

Të Fundit