“E dija që e kishte bërë ai”, flet ish-gruaja e grekut që masakroi shqiptaren shtatzënë: Më rrihte në sy të fëmijëve

Ish-gruaja e grekut që masakroi me thikë partneren e tij shqiptare ka thënë se e dinte që ai e kishte kryer krimin sapo e mori vesh lajmin

Ajo tha se mendon se ai e kishte planifikuar krimin dhe kishte pritur momentin e duhur.

“Ne ishim bashkë për shtatë vjet. E kisha denoncuar për rrahje”, tha ish-bashkëshortja e tij.

Gruaja, e cila kishte dy fëmijë me të, pohoi se të gjithë partnerët e tij kishin qenë viktima të rrahjes, ndërsa ai ishte i fiksuar pas femrave.

“Më kishte goditur me grusht në sy, unë i kisha bërë padi dhe masë ndalimi”, tha ajo, duke theksuar se ka marrë kërcënime për jetën e saj dhe nënës së saj, ndërkohë që ai ishte bërë i dhunshëm edhe me fëmijët e tij, të cilët ishin shpesh të pranishm kur ai e dhunonte, ndërsa pretendon se ka vjedhur në shtëpi.

“Unë punoja, ai ishte xheloz që punoja, nuk mund të flisja me kolegun sepse ishte xheloz”, tregoi ajo.

Edhe pse gruaja e kishte denoncuar disa herë, asgjë nuk u bë. Sipas saj, në një moment ai ka qenë i ftuar për të marrë pjesë në seancat e shëndetit mendor, por ajo nuk e di nëse ka shkuar. Njëkohësisht ajo shprehet se edhe pse ka kërkuar ndihmë nga gratë e dhunuara, asgjë nuk është bërë.

Gjeorgjia Murati, me origjinë shqiptare, ishte tre muajshe shtatzënë dhe dyshohet se është vrarë në natën e ndërrimit të viteve. Lidhur me ngjarjen është arrestuar partneri i 41-vjeçares dhe shoku i tij.

Dy burrat me sa duket i zunë pritë Gjeorgjias kur ajo hyri në shtëpinë e partnerit të saj 39-vjeçar në Selanik rreth orës 23:00 të natës së Vitit të Ri.

I pari që ka sulmuar 41-vjeçaren ka qenë shoku 34-vjeçar i partnerit, i cili duke e kërcënuar me thikë ka imobilizuar gruan, ndërsa partneri i saj 39-vjeçar i ka vënë prangat dhe i ka vendosur shirit mbi gojë për të mos bërtitur.

Tmerri për gruan fatkeqe ka vazhduar në dhomën e gjumit të shtëpisë, ku dy burrat e kanë çuar dhe e kanë goditur me thikë disa herë majtas e djathtas në qafë, duke bërë që ajo të japë frymën e fundit.

Të Fundit