E Diel, 22 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit Ishte nën hetim vrasjen e gjyqtarit Paolo Borsellino, vret veten ish-kreu i policisë italiane
Aktualitet

Dy raste të paligjshme me lëndë drusore, IKMT ndërhyn në Kukës dhe Dibër

Dy raste të paligjshme të prerjes dhe transportit të lëndës drusore janë konstatuar nga Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) gjatë kontrolleve në terren në qarqet Kukës dhe Dibër.

Në Kukës, Drejtoria Rajonale e IKMT-së ndërhyri në zonën e njohur si stanet e Lusnës, ku bllokoi 5 metër kub dru zjarri. Personat e përfshirë u shoqëruan nga policia, ndërsa lënda drusore u konfiskua dhe iu vu në dispozicion Njësisë Administrative Ujmisht, për t’u përdorur për ngrohjen e shkollës dhe të qendrës së fshatit.

Rasti i dytë u konstatua në qarkun Dibër, ku inspektorët bllokuan një automjet të ngarkuar me lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës, në aksin rrugor Linos–Guri i Bardhë–Martanesh.

Për këtë rast, ndaj subjektit u morën masa administrative, me gjobë dhe bllokimin e lëndës drusore.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑