Dy ditë pasi bëri vaksinën kundër Covid-19, humb jetën punonjësja e kujdesit shëndetësor në Portugali

Vetëm dy ditë pasi bëri vaksinën kundër Covid, ka ndërruar jetë një punonjëse e kujdesit shëndetësor në Portugali.

Sonia Acevedo, 41 vjeç humbi jetën në ditën e parë të vitit 2021.

“Daily Mail” shkruan se ditën e nesërme pritet që të bëhet autopsia për të parë edhe shkakun e vdekjes. Nëna e dy fëmijëve ka punuar në pediatri në Institutin Portugez të Onkologjisë në Porto.

Mediat e huaja raportojnë se ajo nuk ka pasur ndonjë efekt anësor pasi ka bërë vaksinën.

Babai i saj i tha të përditshmes portugeze “Correio da Manha”: “Ajo ishte mirë, nuk ka pasur ndonjë problem shëndetësor. Edhe pasi mori vaksinën kundër Covid-19 nuk pati ndonjë simptomë. Nuk e di se çfarë ka ndodhur. Unë vetëm dua përgjigje.
Unë dua të di se çfarë çoi drejt vdekjes vajzën time.”
Instituti Portugez i Onkologjisë tha në një deklaratë: ‘Në lidhje me vdekjen e papritur të një ndihmësi operativ nga IPO në Porto më 1 janar 2021, Bordi i Drejtorëve konfirmon ngjarjen dhe shpreh keqardhje të sinqertë për familjen dhe miqtë në sigurinë që kjo humbje ndihet edhe këtu.

Të Fundit