Dushk-Lushnje/ shkolla mbyllet në tetor: ka punime, nuk ka libra 31 tetor 2018

“Stop” është ndalur në njësinë administrative Dushk të Lushnjes. Shkolla 9 vjecare dhe gjimnazi janë në të njejtën godinë, por prej një jave nuk zhvillojnë mësim. Në hyrje të shkollës ka një tabelë, që njofton kryerjen e punimeve.Drejtori i arsimit në bashki, Muharrem Sharka thotë, se punimet duhet të ishin bërë më herët, por financimi, miratimi në këshillin bashkiak dhe prokurimi kërkojnë kohë dhe shtynë procesin.Drejtuesja e ZA Lushnje, Brunilda Dhamo, shpjegon, se mësimi do të zëvendësohet në ditët e shtuna.Vec kësaj në klasën e 6-të mungojnë tekstet e historisë, biologjisë dhe gjeografisë, që u sollën brenda 24 orëve nga njoftimi i gazetares së “Stop”.

Të Fundit