E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Durrësi “zgjohet” i trazuar, dy tritole në dy biznese

Dy incidente me lëndë plasëse janë regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në Durrës. Sipas informacioneve paraprake, në të dyja rastet janë shkaktuar vetëm dëme të lehta materiale.

Rreth orës 03:50, në lagjen nr. 11 të Durrësit, në derën e jashtme të një lokali në pronësi të shtetasit me inicialet G. K., është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të lehta materiale.

Rreth 40 minuta më vonë, në orën 04:30, një tjetër incident është regjistruar në zonën e Shkallnurit, në anë të rrugës Plepa–Ndroq. Sipas policisë, një sasi lënde plasëse është hedhur në derën e garazhit të një automjeti, duke shkaktuar gjithashtu vetëm dëme materiale.

Në të dyja rastet, grupet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë nisur punën për mbledhjen dhe administrimin e provave.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjeve, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑