Në oborrin e shkollës 9-vjecare “Qemal Mici” në Durrës në datën 4 qershor 2021 ka patur një përplasje fizike dhe dhunë mes nje prindi Fjoralba Rusa dhe mësueses Valentina Jance. Pas një zënke të fëmijëve të tyre, janë rrahur edhe gratë në fjalë, që janë prindërit përkatës. Fëmija i zonjës Rusa është me aftësi ndryshe dhe sipas të ëmës, mësuesja Valentina Jance e dhunon verbalisht, duke qenë dhe mësuese në të njejtën shkollë.Ne takuam drejtorin e shkollë, z. Eduart Prenga, i cili na pohoi, që ka patur dhunë fizike mes mësueses dhe prindit, por që në këtë situatë, mësuesja ka qenë në rolin e prindit. Drejtori tha, se ky prind është ankuar, që mësuesja hyn në klasën, ku ka djalin denoncuesja dhe për këtë i është tërhequr vëmendja. Vetë mësuesja Valentina Jance mohoi të ketë patur dhunë fizike mes saj dhe prindit, duke deklaruar, se nuk i është tërhequr asnjëherë vërejtje, se hyn në klasën e vajzës së saj
- +355 67 220 8888
- [email protected]