Drogoi dhe kreu marrëdhënie seksuale me 15-vjeçaren, gjykata lë në burg 40-vjeçarin

Gjykata e Vlorës caktoi masën e sigurisë ”Arrest ne burg” për shtetasin Rinald Rakipaj i arrestuar dy ditë me parë, pasi kishte droguar dhe më pas kishte kryer marrëdhënie seksuale me të një mitur.

Ngjarja është regjistruar në datë 22 mars. Prokuroria e Vlorës ka kërkuar arrest në burg, kërkesë e pranuar nga gjyqtari Bevil Beqiraj i cili ka drejtuar seancën e masës së sigurisë duke caktuar arrest ne burg.

Referuar ngjarjes, 40-vjeçari dyshohet se bashkë edhe me një tjetër shtetas për të cilin ka nisur procedimi penal, kanë nxitur 15-vjeçaren dhe dy vajza të tjera të mitura, 15 dhe 16 vjeçe të konsumojnë lëndë narkotike.

 

Të Fundit