Drogë, grabitje dhe plagosje, vihen në pranga 5 persona në Tiranë

Tiranë/Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:

– E. B., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë;

– J. M., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë gjatë ndalimit për kontroll, dhe gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit:

– E. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa produkte në një market, në rrugën “Besim Alla;

– K. A., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës thikë shtetasin G. A., 36 vjeç, banues në Tiranë, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën;

– R. S., 56 vjeç, banues në Tiranë, punonjës në një firmë për shpërndarjen e pijeve alkoolike.

Ditën e djeshme, në ambientin e tij të punës, gjatë sistemimit të disa paletave me një mjet pune pirun, janë rrëzuar dy paleta të cilat kanë zënë poshtë shtetasen K. B., 54 vjeçe.

Si pasojë e dëmtimeve të marra 54-vjeçarja ka ndërruar jetë më pas në spital.

Materialet i kaluan Prokuorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale

Të Fundit