Droga pranë shkollave, Balla: Po ndjekim këmba-këmbës keqbërësit

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, shprehet në një postim në “Facebook” se vijon aksionin kundër shpërndarësve të drogës pranë shkollave.

Balla thekson se gjatë ditëve të fundit kanë nisur hetime për 27 persona për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve të ndryshme narkotike pranë shkollave.

“Çdo ditë, pranë çdo shkolle dhe në mjedise publike Policia e Shtetit është vigjilente për të ndjekur këmba-këmbës dhe ndaluar keqbërësit/shpërndarësit e lëndëve narkotike dhe psikotrope. Operacioni kombëtar për garantimin e #PaketaeSigurisënëShkolla ka vijuar intensivisht në të gjithë vendin duke bërë të mundur arrestimin gjatë ditëve të fundit dhe procedimin penal të 27 personave për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve të ndryshme narkotike të ndryshme narkotike, në afërsi të shkollave ose në lokale të frekuentuar nga të rinjtë”, shprehet ministri i Brendshëm. 

Të Fundit