“Baba i kombit”- Takimi i “veçantë” Rama-Abazoviç në Samit: O më i miri i të tanëve

Kur kryeministri Edi Rama po priste liderët e Bashkimit Europian e Ballkanit Perëndimor në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit shtrëngime duarsh, foto zyrtare e batuta u dëgjuan me thuajse të gjithë mysafirët.

Të vetmit me të cilët Rama pati një përshëndetje më të ftohtë ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrja serbe, Ana Brnabiç.

Ndërkaq, me kryeministrin në detyrë, Dritan Abazoviç, Rama pati një komunikim më të afërt duke shkëmbyer dhe batuta.

“O ma i miri i tanëve hajde,” – thirri Rama kur Abazoviç zbriti nga makina, ndërsa ky i fundit iu përgjigj “Baba i kombit”.

Këtë të hënë në Tiranë u mbajt për herë të parë Samiti i Procesit të Berlinit. Nuk ka ndodhur më parë që kjo ngjarje e të tillë rëndësie të zhvillohet jashtë kufijve të BE-së.

Të Fundit