Bie nga kati i tretë i hotelit teksa përpiqej ti ikte policisë, shqiptari përfundon me hundë të thyer

Një 30 vjeçar shqiptar ka përfunduar në spital pasi ra nga kati i tretë i një hoteli duke tentuar t’i shpëtonte policisë italiane.

Ngjarja ka ndodhur natën midis të shtunës dhe të dielës në Trieste.

Siç raportojnë mediat italiane, 30-vjeçari po qëndronte në dhomën e një hoteli.

Ai ishte në kërkim ndërkombëtar pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër dëbimi nga territori italian.

Sipas mediave, shqiptari ka pësuar thyerje në hundë.

Të Fundit