Hynë në një banesë për të grabitur, hajdutët e maskuar përleshen me të moshuarin dhe qëllojnë me armë zjarri

Një tentative grabitje në Lezhë, përfundoi me të shtëna me armë zjarri dhe dhunimin e një të moshuari. Ngjarja ndodhi rreth orës 2:00 të mëngjesit të kësaj të hënë në fshatin Malecaj të Lezhës, teksa dy persona të maskuar dhe armatosur hynë në banesën e familjes Buja.

Në momentin e ngjarjes brenda shtëpisë ishte vetëm kryefamiljari Nikoll Buja, i cili sapo ka dëgjuar zhurmën është zgjuar dhe ka konstatuar grabitësit. Këta të fundit hasën në rezistencën e te moshuarit dhe kanë nisur të përleshen me të, duke e goditur në pjesën e kokës, ndërsa në ato memonte kanë qëlluar dhe me armë zjarri, por fatmirësisht nuk pati përsona të lënduar.

Grabitësit u larguan me shpejtësi pa arritur të marrin asgjë në banesen e familjes Buja. Ndërkohë pas sinjalizimit nga banorët policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisen hetimet, por pa arritur të bien në gjurmët e autoreve të cilët kane qene dy përsona.

Të Fundit