Drejtori i kujdesit shëndetësor Fier punon stomatolog në Tiranë,merr vetëm paralajmërim për largim

Ditën e djeshme treguam, sesi Arbër Arapi, i sapo rikthyer në pozicionin e drejtuesit të NJVKSH Fier, në profesion, është stomatolog. Një klinikë dentare në Fier mban emrin e tij. Pacientja e infiltruar e emisionit Stop, u lidh me doktor Arbrin, i cili në orarin e punës si drejtues në Fier, bisedon për punë private dhe punon në klinikën dentare Esel, në Tiranë.Qysh në ditën e xhirimit të këtij materiali, Drejtoria Rajonale e Kujdesit Shendetsor Vlorë, ka dhënë masën disiplinore “vërejtje me paralajmërim për largim nga puna” për zotin Arbër Arapi me detyrë drejtor i njësisë Vendore të kujdesit shëndetsor Fier.

Të Fundit