E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Drejtoresha e Postës në Durrës i kërkoi shefes së financës 700 mijë euro, vartësja më pas e denoncoi, dëmi dyshohet në disa miliona euro

Detaje të reja kanë dalë nga rasti i abuzimit me fondet e degës së Postës Shqiptare në Durrës, ku një auditim i Drejtorisë së Përgjithshme evidentoi probleme në administrimin e fondeve.

Sipas burimeve jozyrtare të “Vizion Plus”, ish-drejtoresha e Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj, dyshohet se i ka kërkuar shefes së financës, Valbona Duni, një shumë prej rreth 700 mijë eurosh që ndodhej në kasafortat e filialit, me pretendimin se do të përdorej për kryerjen e disa pagesave.

Pas mbërritjes së auditit në Durrës dhe verifikimeve të kryera, dyshohet se janë zbuluar problematika të tjera lidhur me administrimin e parave.

Burimet bëjnë me dije se përveç shumës prej 700 mijë eurosh, po verifikohen edhe mungesa të tjera financiare, ndërsa dyshimet paraprake flasin për një dëm që mund të arrijë në disa milionë euro. Megjithatë, shuma përfundimtare pritet të përcaktohet nga hetimi i Prokurorisë së Durrësit.

Organi i akuzës ka nisur hetimet për të zbardhur destinacionin e fondeve dhe për të identifikuar personat përgjegjës. Sipas burimeve, priten zhvillime të reja në ditët në vijim, përfshirë edhe masa të mundshme ndaj personave të dyshuar.

Ndërkohë, pas konstatimit të shkeljeve, Elisabeta Mataj është shkarkuar nga detyra e drejtoreshës së Postës së Durrësit, ndërsa të njëjtën masë administrative ka marrë edhe ish-shefja e financës, Valbona Duni.

Posta Shqiptare ka deklaruar më herët se ka marrë masa administrative ndaj punonjësve përgjegjës dhe ka depozituar kallëzim penal në Prokurorinë e Durrësit, duke vënë në dispozicion dokumentacionin përkatës.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑