Drejtim i mjetit në gjendje të dehur dhe pa patentë, 24 të arrestuar brenda 72 orëve! Gjobiten mijëra shoferë për shkeljen e rregullave të qarkullimit

24 persona janë arrestuar nga policia gjatë 72 orëve të fundit, për drejtim të automjetit në gjendje të dehur dhe pa patentë. Kontrollet e shtuara vijnë si pasojë e angazhimit të policisë për të parandaluar aksidentet rrugore.

Në pamjet e policisë gjatë kontrolleve të ushtruara, shihet teksa drejtues automjetesh kryejnë parakalime të gabuara duke rrezikuar jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës si dhe persona që qarkullojnë me motomjete pa masat e duhura mbrojtëse.

-janë arrestuar 24 drejtues mjetesh, 12 prej tyre për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 8 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 4 për përfshirje në ngjarje;

-janë pezulluar 93 leje drejtimi, 16 prej tyre për drejtim mjeti në efektin e alkoolit, 73 për drejtim mjeti me shpejtësi mbi normën e lejuar dhe 4 për shkelje të tjera;

-janë ndëshkuar me masa administrative 19 961 drejtues mjetesh, kryesisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe mosvendosjen e rripit të sigurimit apo të kaskës mbrojtëse.

 

Të Fundit