Dramatike! Momenti kur autori vret dy persona në Suedi. Pas krimit, postoi video: Jam ISIS, vrava të pafetë

Dy tifozë suedez janë vrarë orë më parë në qendër të Brukselit, ndërsa sipas informacioneve bëhet fjalë për dy të rinj. Policia është vënë në kërkim të sulmuesit që rreth orës 19:15 vrau dy persona në qendër të Brukselit, janë publikuar disa video ku shihet një burrë duke dërguar mesazhe të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Ai është prezantuar si Slayem Sloum, dhe në video thotë se ‘do të vrasë jobesimtarët’. I dyshuari theksoi se ka vrarë dy persona. Megjithatë ai është rikthyer për t’u siguruar nëse i ka vrarë.

 

Në X është publikuar videoja rrëqethëse ku shihet sulmuesi duke vrapuar drejt një ndërtese ku qëlloi mbi dy personat. Mediat lokale raportojnë se sulmuesi pas sulmit ka reaguar direkt në rrjetet sociale. “Jam ISIS dhe vrava të pafetë”, shprehet në një video autori i dyshuar.

Ai është larguar nga vendi i krimit me një motoçikletë, ndërkohë viktimat janë tifozë të kombëtares suedeze që kishin shkuar për ta ndjekur ndeshjen për kualifikim më Evropianin 2024 që po zhvillohej mes Belgjikës dhe Suedisë.

Të Fundit