Liz Truss, kryeministrja e Britanisë së Madhe dha dorëheqjen këtë të enjte.
Para dhjetëra gazetarëve ajo tha se erdhi në detyrë në një kohë “paqëndrueshmërie të madhe ekonomike dhe ndërkombëtare”.
Ajo u shpreh se nuk mund ta dorëzojë mandatin me të cilin u zgjodh nga anëtarët e konservatorëve dhe për këtë arsye po jep dorëheqjen.
Ata ranë dakord që brenda javës së ardhshme do të ketë zgjedhje për lidershipin, duke shtuar se ajo do të qëndrojë si kryeministre derisa të zgjidhet një pasardhës.
Ben Wallace, Rishi Sunak, Jeremy Hunt dhe Penny Mordaunt janë aktualisht kandidatët potencialë për kryeministër të Britanisë së Madhe.
Pak ditë më parë Truss ka shkarkuar nga detyra ministrin e Financave, Kwasi Kwarteng.
Veprimi erdhi si pjesë e një ndryshimi të mini-buxhetit të qeverisë të shpallur muajin e kaluar.