Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka deklaruar se SHBA-të kanë kontrollin e plotë të Ngushticës së Hormuzit, një prej pikave më strategjike të transportit të naftës në botë.
“Është e jona dhe, në një moment, ndoshta do të bëjnë diçka dhe më pas do të zhduken”, u shpreh Trump para gazetarëve, duke iu referuar situatës në ngushticë, raporton CNN.
Trump këmbënguli se aktualisht Shtetet e Bashkuara ndodhen në një pozicion të favorshëm.
“Për momentin, jemi në një pozicion shumë të mirë”, deklaroi presidenti amerikan.
Ngushtica e Hormuzit ka një rëndësi të veçantë strategjike dhe ekonomike, pasi përmes saj kalon një pjesë e konsiderueshme e furnizimit global me naftë. Për këtë arsye, çdo tension apo kërcënim për lirinë e lundrimit në këtë zonë mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta në tregjet ndërkombëtare të energjisë.



