Politologu Afrim Krasniqi ka publikuar sot vendimin e Komitetit të Partisë së Rrethit Tiranë për të përjashtuar nga radhët e saj shkrimtarin e njohur Ismail Kadare, i cili kishte kërkuar strehim politik në Francë.
Dokumenti mban datën 1 dhjetor 1990 dhe është firmosur nga sekretari i partisë së rrethit, Pajtim Bello.
Statusi i Krasniqit
Vetëm një javë nga 8 dhjetor 1990, më 1 dhjetor Byroja e Komitetit të Partisë Tiranë vendosi në mungesë përjashtimin njëzëri të shkrimtarit I.Kadare nga PPSH.
Duke kërkuar strehim politik në Francë “tradhtoi Atdheun dhe popullin” thuhej në vendim.
Më herët, një ditë pas njoftimit në VOA, më 26 tetor përjashtimi u bë fillimisht nga organizata e Partisë në Lidhjen e Shkrimtarëve, vendim që u konfirmua disa ditë më vonë nga aparati i Komitetit të Partisë në rreth dhe në fund në dhjetor nga Byroja e KP.
Për statistikë, shumë prej atyre që ishin më 1 dhjetor në OP në LSHA, në aparatin e KP, në Plenumin e KP Tiranë apo në Byronë e KP Tiranë, pas dhjetorit 1990 u bënë figura politike, akademikë, deputetë e zyrtarë të lartë në parti të ndryshme, natyrisht duke na rrëfyer se ishin kundër sistemit që drejtonin.
Hapja e plotë dhe e pacensuruar e arkivave 1988-1991 do të ishte një ndihmë e madhe për të kuptuar më mirë procesin e transformimit / zhvendosjes nga sistemi njëpartiak tek pluralizmi./BallkanWeb