Policia e Sarandës ka arrestuar një 47 vjeçar, i cili kishte sheshuar një sipërfaqe toke dhe e kishte mbuluar me materiale ndërtimore.
Policia bën me dije se nga veprimet hetimore rezultoi se kjo sipërfaqe toke po përgatitej për ndërtimin e një objekti me qëllime përfitimi, nga shtetasi A. R.
Në përfundim të veprimeve për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. R., 47 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu, u pezullua nga detyra Specialisti i Policimit në Zonë (SPZ), shtetasi A. N., si dhe nisi procedimi disiplinor ndaj tij, pasi nuk ka konstatuar këtë paligjshmëri.
Kontrollet dhe verifikimet në territor vijojnë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



