E Diel, 22 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Do lidh veriun me jugun, autostrada Kashar-Rrogozhinë nis ndërtimin brenda këtij viti

Autostrada Kashar-Rrogozhinë nis ndërtimin brenda këtij viti.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi, i cili tha se përmes këtij projekti, që do të jetë autorstradë e kategorisë A, do të krijojë një lidhje të drejtpër drejtë veri-jug dhe do të ndihmojë në lehtësimin e trafikut në një prej akseve më të ngarkuara të vendit, Tiranë-Durrës.

“Autostrada Kashar-Rrogozhinë nis ndërtimin brenda këtij viti. Kemi përmbyllur sot detajet e fundit të projektit pas diskutimeve të gjata të zhvilluaera për mënyrën e lidhjes së këtij aksi me bypass e Tiranës. Tashmë ARRSH ka miratuar projektin e zbatimit që ka ardhur në ministri ditën e sotme dhe do të nis menjëherë procesin e shpronësimeve duke i hapur rrugë nisjes së punimeve brenda këtij viti.

Kashar-Rrogozhinë është pjesë e Korridorit Blu, dhe vazhdimi i aksit Thumanë-Kashar, me 33.5 km gjatësi, kjo do të jetë autostradë e kategorisë A dhe do të krijojë një lidhje të drejtpër drejtë veri-jug dhe do të ndihmojë në lehtësimin e trafikut në një prej akseve më të ngarkuara të vendit, Tiranë-Durrës.

Një projekt i rëndësishëm që së bashku me kantierët që kemi hapur si bypass i TiranësBypass i Elbasanit, Elbasan-Qafë Thanë dhe Elbasan Rrogozhinë si dhe me projekte në rrugën e zbatimit si autostrada Milot-Balldren, do të kontribuojë në modernizminin e infrastrukturës rrugore të vendit dhe do ta çojë një hap më tej lidhjen e Shqipërisë me rrjetin europian të transportit”, tha Karakaçi.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑