Do kthehej në Shqipëri nga mali i Gramozit, humb 60-vjeçari që punonte në Greqi

Një 60-vjeçar nga Erseka i cili ndodhej në Greqi pasi punonte në punë sezonale, ka humbur kontaktet me familjarët e tij. Burime për mediat bëjnë me dije se shtetasi me ininciale N.ZH, ka lajmëruar të afërmit e tij se do të kthehej në Shqipëri përmes rrugës nga mali i Gramozit.

Familjarët e 60-vjeçarit lajmëruan ditën e djeshme policinë se nuk kanë pasur më kontakte me të afërmin e tyre. Ata janë alarmuar edhe pas kushteve të këqija atmosferike që kanë pushtuar vendin.

Menjëherë autoritetet shqiptare u vunë në lëvizje për të gjetur 60-vjeçarin, mirëpo deri tani pa rezultat, sakaq janë vendosur kontaktet edhe me autoritetet greke për nisjen e kërkimeve.

Të Fundit