Djali 5 vjeçar i George Clooney vizaton një burg: Putin duhet të jetë këtu

Mesa duket djali i George dhe Amal Clooney tashmë ka një opinion për politikën. Çifti ka dy binjakë Ella dhe Alexander dhe të dy duan të pikturojnë. Megjithatë, djali i tyre sigurohet që t’i shprehë bindjet e tij përmes veprave të tij, siç zbuloi Amal Clooney në një panel me Michelle Obama dhe Melinda Gates.

Ajo tha se binjakët janë shumë të përditësuar për atë që po ndodh në lajme, ndërsa djali i saj e ndjek shpesh në punë. “Djali im vizatoi një burg një ditë dhe më tha ‘Putini duhet të jetë këtu’,” theksoi Amal Clooney, duke shtuar se 5-vjeçari e shikon punën e saj për “çështjet e Ukrainës” çdo ditë.

“Mendoj se pas disa vitesh, ata do të fillojnë të mësojnë për disa nga këto çështje për të cilat ne po flasim dhe çfarë po ndodh në botë dhe do të na pyesin, “Çfarë bëre për këtë?”, shpjegon Amal. “Shpresoj se mund t’u jap atyre përgjigjet e duhura,” shtoi ajo.

 

 

Të Fundit