Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar të rinjtë në Ditën Kombëtare të Rinisë me thirrjen e tyre: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”.
Basha shkruan se 30 vjet më parë heronjtë e rinisë shqiptare ndryshuan përgjithmonë fatin e Shqipërisë.
“E duam Shqipërinë si gjithë Europa! Kjo ishte thirrja e tyre, teksa kapërcenin barrierat policore dhe dhunën e regjimit.
E duam Shqipërinë si gjithë Europa! 30 vjet më parë, heronjtë e rinisë shqiptare ndryshuan përgjithmonë fatin e Shqipërisë.
Ata luftuan për liri, për demokraci, për të drejtat e njeriut – dhe fituan. Në 30 vjetorin e lëvizjes së dhjetorit le t’i nderojmë ata me zotimin për të bërë realitet Shqipërinë si gjithë Europa!”, shkruan kryedemokrati në një postim në Facebook.