Dita e verës, pandemia zbeh festimet

14 marsi shënon Ditën e Verës, një festë pagane e cila festohet në gjithë vendin veçanërisht në qytetin e Elbasanit.

Masat anti-COVID që janë marrë nga qeveria për mbajtjen në kontroll të pandemisë ndalojnë grumbullimet e si pasojë nuk pritet që festimet tradicionale të mbahen si çdo vit.

Një natë më parë, në qytete të ndryshme të vendit janë kryer ritet tradicionale të Ditës së Verës. Ndezja e një zjarri në pritje të stinës së pranverës dhe largimin e dimrit ka shoqëruar qytetarët mbrëmjen e 13 marsit, të cilët kanë kapërcyer zjarrin në simbolikë të largimit të së keqes.

Ndërkaq gatimi karakteristik i kësaj feste janë ballokumet të cilat edhe këtë vit nuk do të mungojnë.

Mëngjesin e 14 marsit nuk kanë munguar urimet edhe nga politikanët shqiptar, si kryeministri Rama, kreu i Partisë Demokratike Basha, presidenti Meta apo kryetari i Kuvendit Ruçi, të cilët kanë qenë ndër të parët që kanë uruar ardhjen e pranverës.

Të Fundit