E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Dita e dytë e takimit në Pogradec, sot radha e ministrave, Rama i kërkon llogari kabinetit qeveritar

Pas takimit të djeshëm me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama do të vijojë sot takimet me kabinetin qeveritar.

Takimi është parashikuar të nisë në orën 11:00, ndërsa ministrat do të prezantojnë punën e deritanishme, prioritetet dhe sfidat në sektorët që drejtojnë.

Në axhendë janë përfshirë një sërë çështjesh, duke nisur nga mbrojtja, drejtësia, financat, ekonomia, infrastruktura, energjia dhe bujqësia. Në fokus do të jenë gjithashtu pushteti vendor dhe administrata publike.

Më tej, ministrat do të raportojnë për turizmin, kulturën, shëndetësinë, arsimin dhe sportin.

Pas pushimit të drekës, diskutimet do të vijojnë me çështjet e diplomacisë dhe politikës së jashtme, përfshirë procesin e integrimit europian dhe punën e kryenegociatores.

Gjatë pjesës së pasdites janë parashikuar prezantime mbi problematikat e prokurimeve për periudhën janar-gusht 2026, zbatimin e Agjendës së Reformave, ecurinë e projekteve dhe komunikimin në media.

Takimi pritet të përmbyllet me diskutime mes anëtarëve të kabinetit, përpara fjalës përmbyllëse të Kryeministrit Edi Rama.

Kështu, pas diskutimeve të një dite më parë me drejtuesit politikë të PS-së, fokusi i takimit të sotëm do të jetë puna e kabinetit qeveritar, objektivat dhe prioritetet për periudhën në vijim.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑