Dita e 28-të e protestës, nis marshimi qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të shtunë po zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e saj të 28-të, ndërsa kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit dhe e qeverisë.

Grumbullimi i protestuesve si çdo herë tjetër, ka nisur në orën 19:00 në Sheshin “Skënderbej” për shkak të temperaturave të larta, ndërsa më pas protestuesit pritet të vijojnë drejt godinës së Kryeministrisë, aty ku do të shprehin kërkesat e tyre dhe më pas me marshimin në rrugët e kryeqytetit.

Sot është paralajmëruar gjithashtu një protestë kombëtare ku pritet gjithashtu pjesëmarrja e diasporës, të cilët kërkojnë ndryshime në klasën politike.

Pak ditë më parë, organizatorët bënë publike kërkesat e tyre kryesore, mes të cilave përfshihen dorëheqja e kryeministrit dhe e qeverisë, si dhe krijimi i një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.

Të Fundit