“Disa mësues hezituan ta bënin vaksinën, por…”- Rama tregon nëse do pezullohet përdorimi i “AstraZenecas”

Kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shoqëruar edhe nga drejtoresha e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ishin sot në Durrës për të ndjekur nga afër procesin e vaksinimit.

Ministrja Manastirliu tha se pas publikimit të lajmeve se disa shtete kanë pezulluar vaksinimin me ‘AstraZeneca’ ka pasur hezitim nga mësuesit për të bërë vaksinën, por janë bindur pasi ekspertët i kanë shpjeguar se si qëndron situata.

Po ashtu edhe kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se vaksinimi nuk do të pezullohet nëse nuk kërkohet nga OBSH dhe EMO (Agjencia Europiane e Barnave).

Pjesë nga diskutimi:

Manastirliu: Procesi i vaksinimit po ecën shumë, shumë mirë. Ka pasur pak hezitime, por është superuar pasi ekspertët e kanë shpjeguar se të gjithë vendimet që janë deri më sot do të jenë të bazuara nga OBSH dhe nga EMO. Do të presim fjalën e tyre për të marrë të gjitha vendimet.

Bino: Edhe agjencia rregullatore e Mbretërisë së bashkuar, që është edhe tepër strikte dhe që ka administruar me miliona doza janë agjenci që japin një lloj sigurie. Edhe gjatë procesit, që nga e shtuna deri tani ka ecur mirë dhe nuk ka asnjë problem.

Rama: Nuk kanë asnjë faj njerëzit që të shqetësohen nga lloj-lloj lajmesh dhe lëvizjesh që mund të kenë 1001 arsye. Kjo është një luftë e madhe për jetën dhe është një luftë e madhe tregtare. Ka shumë vende që nuk e kanë ndaluar përdorimin e saj. Ne nuk të ndalojmë vaksinimin thjeshtë për në dyshim që lidhet me një histeri tjetër. Edhe pjesa tjetër që janë bërë pezullimin presin konfirmimin e OBSh dhe EMO.

Nëse do thonë ndaloni do ta ndalojmë. Dot po flisja me Londrën dhe janë bërë miliona vaksina AstraZeneca dhe nuk ka asnjë problem dhe agjencia britanike ka vazhduar me vaksinimet.

Manastirliu: Sot Komiteti do të mblidhet për të vlerësuar situatën, por do të presim vendimin e OBSH dhe EMO.

Të Fundit