E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Dimal/ Dhjetëra kuintalë shalqi e pjepër kalben në fusha, fermerët: S’ka treg, s’mbulojmë shpenzimet

Në fshatrat Sheqë, Gajdë, Polizhan, Malas Gropë, Syzezë dhe Poshnje, fermerët dalin çdo ditë përgjatë aksit nacional Dimal-Lushnje, me shpresën për të shitur shalqi, pjepër e produkte të tjera të stinës. Subvencionet dhe grantet e premtuara nuk kanë mbërritur tek ta, ndërsa mungesa e tregut po i detyron të shesin me çmime të ulëta.

Fermerët dalin në rrugë me prodhimet e tyre për të siguruar të ardhurat minimale për familjet. “Shteti duhet të ulë farat dhe plehrat, nuk i përballojmë dot çmimet por duhet të punojmë”, thotë një fermer.

“Me 20 lek/kg e shesim”, shprehet fermeri.
Fermerët dalin në rrugë me prodhimet e tyre për të siguruar të ardhurat minimale për familjet.

Blerësit e tyre besnike ua njohin vështirësitë ndaj apelojnë shtetin t’i ndihmojë fermeret e Dimalit si me subvencione ashtu dhe me tregje te sigurta. “Nuk më pëlqen ambienti ku shiten”, tha një blerës.
“Qeveria të vendos dorë për këta prodhues”, thotë një tjetër. Problemet përsëriten çdo sezon: Mungesë tregu dhe çmime që nuk mbulojnë shpenzimet, ndaj shalqini dhe pjepri po kalben në fusha.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑