Dibër/ Po punonte me pllaka mermeri, aksidentohet 35-vjeçari, humb jetën në spital

Një 35 vjeçar ka ndërruar jetë duke punuar në një subjekt mermeri në Maqellarë. Dyshohet se 35 vjeçari është aksidentuar gjatë punës dhe ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi i policisë Dibër:

Dibër/informacion paraprak

Me datë 16.11.2023, shtetasi B.M., rreth 35 vjeç, duke punuar në një subjekt me pllaka mermeri në Maqellarë, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës dhe si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën në spital.

Janë shoqëruar në ambientet e Policisë pronari dhe menaxheri i subjektit, për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 

Të Fundit