‘Diaspora si zonë e veçantë elektorale’, Berisha: Rama fyen shqiptarët – Stop
Lajme, Të Gjitha

‘Diaspora si zonë e veçantë elektorale’, Berisha: Rama fyen shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, për t’i konsideruar shqiptarët e diasporës si një zonë e veçantë elektorale.

Në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të selisë blu, Berisha u shpreh kundër Ramës në lidhje me këtë çështje.

“Dua të dënoj me ashpërsinë më të madhe pikëpamjen e Edi Ramës, të konsiderimit të emigracionit dhe diasporës si një zonë e veçantë elektorale”, tha kryedemokrati.

Ish-kryeministri paralajmëroi Ramën që të mos luajë me liritë dhe të drejtat e shqiptarëve të diasporës, teksa shtoi se kjo është një përpjekje e mirëfilltë antidemokratike dhe fyerje ndaj tyre.

Ndër të tjera, Berisha e cilësoi Alibeajn si vegël të kreut të qeverisë.

“Përveç autoritetit që i jep Rama, Alibeaj nuk ka asnjë autoritet dhe tagër nga PD. Çdo veprim i tij është sintonizim i një farse të shpifur të zgjedhjes së Presidentit nga Edi Rama me kallp opozitën”, u shpreh ai.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *