Dhunuan dhe plagosën me thikë 20-vjeçarin, arrestohen dy vëllezërit në Kurbin

Dy vëllezër janë vënë në pranga në Kurbin pasi kanë plagosur një 20-vjeçar. Ata e kanë goditur të riun me thikë.

Ky i fundit ka shkuar në spital me plagë të ndryshme në pjesë të trupit. Pas kësaj është ngritur grupi hetimor dhe është zbuluar se ngjarja është kryer nga dy vëllezërit nga Kurbini, Jozef Çaku (Kolici) dhe Ervis Kolici.

“Si rezultat, falë organizimit dhe ndërhyrjes në kohë të shërbimeve policore, është bërë e mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasve Jozef Çaku (Kolici) 33 vjeç dhe Ervis Kolici 31 vjeç (vëllezër), banues në Kurbin, për veprat penale “Vrasje me dashje’ kryer në bashkëpunim’mbetur në tentativë” dhe “Dhunimi i banesës””, njoftoi policia.

Dy vëllezërit dyshohet se e kanë plagosur të riun pas një konflikti për motive të dobëta. Ata janë fqinj me njëri tjetrin. Në këtë mënyrë i kanë shkuar në banesë dhe e kanë dhunuar fizikisht dhe në fund e kanë lënë të plagosur.

20-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore

Të Fundit