E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Dhunoi dhe kanosi bashkëshorten, arrestohet 67-vjeçari në Burrel, i gjendet armë zjarri në banesë

Një 67-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Burrel, pasi dyshohet se ka dhunuar dhe kanosur bashkëshorten e tij. Gjatë kontrollit në banesë, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatik, dy krehra dhe 55 fishekë.

Ngjarja është regjistruar pas një konflikti familjar në një banesë në qytetin e Burrelit. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, duke ndërhyrë për neutralizimin e situatës dhe parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

Në përfundim të veprimeve, u arrestua shtetasi B. K., 67 vjeç, banues në Burrel. Sipas Policisë, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ai kishte dhunuar dhe kanosur bashkëshorten.

Gjatë kontrollit të banesës, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik; 2 krehra dhe 55 fishekë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑