Ka nisur procedimi penal ndaj pronarit të kopshtit “4 stinët” në Tiranë, në të cilin dyshohet se ndodhi ngjarja e rëndë e dhunimit të fëmijës 3 vjeç nga edukatorja.
procedimi ka nisur për Daniel Danushi, pasi ky kopsht rezultoi se ishte pa licencë.
“Njoftimi i policise”
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku ka nisur procedimi penal për shtetasin Daniel Danushi, 45 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
Ky shtetas ka ushtruar pa licencën përkatëse, veprimtarinë në një kopsht fëmijësh, në rrugën “Ali Demi”, Tiranë, dhe ka fshehur të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.