Dhjetë sekonda tmerri, rrëfen përleshjen me ariun në pyll: Kafshimi i dytë më theu kockat (FOTO)

Një burrë në SHBA ka zhvilluar një përleshje disa sekondash me një ari.

Allen Minish, është shprehur për mediat se ishte në një pjesë të pyllëzuar në Alaskë, ku para tij, u shfaq një ari gjigant.

“E pashë atë dhe ai më pa në të njëjtën kohë, dhe ishte e frikshme”, tha ai.

Sipas Minish, përleshja me ariun zgjati 10 sekonda. Burri ka tentuar të vendoset në hapësira të ngushta të pyllit, por për çudi, edhe aty ariu arriti të futej.

“Ndërsa ariu u ngrit lart mbi mua, unë kapa nofullën e tij të poshtme për ta larguar. Por ai më hodhi mënjanë, më kapi një të katërtën e fytyrës time. Ai bëri një kafshim të vogël dhe më pas bëri një të dytë, dhe kafshimi i dytë është ai që theu kockat…”, tha ai.

Burri ka mundur që të shpëtojë nga kafsha, e menjëherë ka njoftuar ndihmën e shpejtë, ku dhe është kuruar.

Të Fundit