Detaje/ Shitja e drogës në Tiranë, ja si mburrej shpërndarësi: E kam nga Holanda, s’mbaj gjë të keqe

Trafikantët e drogës në Tiranë mburreshin tek klientët e tyre me mall importi, duke pretenduar se kanabisi i tyre vinte nga Holanda dhe trafikohej në Tiranë.

Këto janë pamjet kur një nga 20 anëtarët e dy grupeve të shpërndarjes së lëndëve narkotike në disa shkolla e lokale në Tiranë, i shet dozën e kokainës tek një nga agjentët e antidrogës, të infiltruar në operacionin e koduar ‘Harta’.

Tv Klan ka siguruar këtë video ekskluzive, ku shihet se si trafikanti i dorëzon një sasi të vogël kokaine agjentit, me të cilin më herët kishte komunikuar në celular.

Këto video dhe shumë të tjera kanë fundosur grupin prej 20 personash që shpërndanin kokainë, heroinë dhe marijuanë në zona të ndryshme të kryeqytetit.

10 prej tyre dolën këtë të enjte para gjykatës ku u njohën me masën e sigurisë arrest me burg. Ndërsa 10 të tjerë pritet të njihen me masat e sigurisë të premten.

Tv Klan ka siguruar dosjen e hetimore të grupit ku dalin në pah komunikimet e grupit gjatë kohës që policia i kishte në përgjim. Një prej bisedave të përgjuara zhvillohet mes agjentit të infiltruar emri i koduar i të cilit është Reno dhe një nga të arrestuarit, Fabian Qoku.

Reno: Ça bëhet?

Fabian Qoku: Dëgjo, se një me ngeli mu, se i hoqa, se ti të lajmëron në fund o vlla.

Reno: E, s’ke mo fare?

Fabian Qoku: S’kam me vete, duhet me ik me mor.

Reno: Do vish prap?

Fabian Qoku: Okej, po vij.

Nga hetimet rezulton se shpërndarësit ishin ndarë në grupe të vogla, në zona të ndryshme të Tiranës dhe Kamzës. Fitimet ditore rezulton se arrinin deri në 5 milionë lekë.

Të Fundit