Rama: Transformuam QSUT-në, e gjetëm me tezga dhe kullota kafshësh

Kryeministri Rama ka ndarë me anë të një postimi në Facebook pamje nga ajo që ai e quan transformimi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Me anë të  fotove ai ka treguar se si ka qenë dhe se si është shndërruar së fundmi qendra spitalore, duke shtuar se nga ky investim cilësia e shërbimit mjekësor po arrin në një nivel tjetër.

“Nga tezgat gjithfarësh e deri te vendkullotja e gjësë së gjallë që gjetëm në QSUT, rilindja e shërbimit shëndetësor publik është jetësuar edhe me veprën më të madhe të shëndetësisë së dekadave të fundit, që e ngre në një nivel krejt të ri cilësinë e shërbimit mjekësor për qytetarët”, -ka shkruar Rama në postimin e tij ne Facebook.

 

Të Fundit