Derrat e egër futen brenda shkollës, lëndohet një mësuese në Itali

Momente të frikshme janë regjistruar mëngjesin e sotëm në një kopsht fëmijësh në Bussi sul Tirino, në provincën e Pescaras.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se katër derra të egër hynë kanë hyrë në një ndërtesë ku brenda kishte fëmijë.

Mësohet se njëri prej derrave hyri në një klasë ku po mësonin rreth 15 fëmijë. Mësuesja doli para fëmijëve që bërtisnin të frikësuar dhe u plagos lehtë në krah.

Zhurma, tërhoqi vëmendjen e kuzhinierit të shkollës, i cili vrapoi menjëherë në klasë dhe ndihmoi fëmijët të dilnin jashtë.

Fatmirësisht asnjë fëmijë nuk u dëmtua. Në vendngjarje kanë ndërhyrë policia pyjore, zjarrfikësit dhe kryebashkiaku Salvatore Lagatta.

Të Fundit