Derdhin kontributet e sigurimeve shoqerore, i perveteson punonjesi! – Stop
KLIPET

Derdhin kontributet e sigurimeve shoqerore, i perveteson punonjesi!

Kemi udhëtuar në Belsh, ku takuam bashkëshortët Kostandin dhe Afërdita Zela. Ata kanë paguar në dorë kontributet për vitet 2005-2007 Afërdita dhe 2005-2013 bashkëshorti i saj Kostandini. Paratë ia kanë dhënë punonjësit të Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore Belsh, Mustafa Tafani. Ky i fundit, prej vitit 2013 nuk është më në punë dhe nuk përgjigjet për paratë, që nuk i ka derdhur në arkën e Sigurimeve Shoqërore të Elbasanit. Bëhet fjalë për një total prej 10 vjetësh kontribute në vlerën e 1 milionë e 900 mijë lekëve të vjetra. Bashkëshortët e kanë firmosur librezën dhë kërkojnë njohjen e dokumentave të tyre të kontributeve.Në Agjencinë e Sigurimeve Shoqërore Belsh, inspektori i aktual i të vetëpunësuarve Florian Lleshi, shpjegon, se gjurmë në regjistër ka lënë, ashtu si në libreza, por kontributet nuk janë në financën e sigurimeve të Elbasanit, gjë që i bën pagesat të pavlefshme për drejtorinë.Në Sigurimet Shoqërore të Elbasanit, Kryetari i degës së kontributeve, Shaban Kumria thotë, se është bërë kallzim në prokurori për rastin dhe njohjen e librezes, do ta vendosë gjykata.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *