E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Denoncuar nga Stop/ Rasti i 52-vjeçarit nga Durrësi, Ministria e Shëndetësisë nis hetim të thelluar administrativ

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka urdhëruar nisjen e një hetimi të thelluar administrativ lidhur me trajtimin e rastit të pacientit 52-vjeçar me inicialet A.A., nga Durrësi denoncuar nga emisioni investigativ “Stop”

Sipas njoftimit zyrtar, “hetimi do të shqyrtojë në mënyrë të plotë jo vetëm procedurat dhe masat e ndërmarra nga strukturat spitalore, por edhe veprimet dhe përgjegjësitë e strukturave të shërbimit social të përfshira në këtë rast”.

“Në kuadër të procesit, drejtues të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe të Shërbimit Social Shtetëror ndodhen në terren për të kryer verifikime të drejtpërdrejta dhe për të mbikëqyrur zhvillimin e hetimit administrativ në strukturat përkatëse në qytetin e Durrësit.

Ndërkohë, pacienti vijon të marrë trajtim nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal të Durrësit.

Po ashtu, autoritetet kanë nisur verifikimin e të gjithë dokumentacionit shëndetësor dhe administrativ, si dhe të përgjegjësive të personave të përfshirë në menaxhimin dhe transportimin e pacientit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë thekson se “mbetet e angazhuar për të garantuar transparencë të plotë, zbardhjen e të gjitha rrethanave të rastit dhe marrjen e çdo mase administrative apo ligjore që do të rezultojë e nevojshme nga hetimi”.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑