Denoncimi: Mungon ilaçi i hepatitit, pacientët e paguajnë dyfish

Para pak muajsh transmetuam mungesën e ilacit “Viread” që është alternativë e “Tenofovir”, për të cilin u interesuam së fundmi.“Tenofovir” përdoret nga pacientët me Hepatit B, por nuk gjendet në farmacitë e spitaleve, pasi këto spitale nuk kanë më kontratë me Fondin e Sigurimit. Problemi është, që edhe farmacitë, që kanë kontratë me Fondin, nuk e kanë këtë medikament.E vetmja farmaci, që e disponon, e ka me emër tjetër dhe me cmim të papërballueshëm.Ne iu drejtuam me një kërkesë për sqarim Fondit të detyrueshëm të Sigurimeve Shëndetsore, ku na thanë, se do të përgjigjen me email.

Të Fundit