Pak javë më parë transmetuam rastin e vjedhjes së portofolit dhe kartës bankare të një pacienti të intubuar në spitalin infektiv, nga ana e infermieres Ronida Hysi. Kjo e fundit u la dje në arrest shtëpie dhe pranoi, se ka marrë paratë. Por Hysi tha, se nuk e ka vjedhur portofolin, por e ka gjetur në ashensor.Ajo që mbetet e pasqaruar prej saj është fakti, sesi u gjet sërish portofoli tek pacienti i ndjerë e më pas tek familjarët e tij dhe tani në studion tonë.
- +355 67 220 8888
- [email protected]